Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim kryetarin e sindikatës së punëtorëve të “Trepçës”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në një vizitë urimi, priti në takim, kryetarin e Sindikatës të punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku së bashku me anëtar të sindikatës.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen punëtorët e “Trepçës”. Po ashtu Kryetari, Jashari, i njoftoi edhe për planet dhe prioritetet e qeverisë komunale.
Në fund sindikalistët e Trepçës, e nderuan Kryetarin, Bekim Jashari, me një dhurat simbolike një gurë të “Trepçës”, për të cilin Kryetari, Jashari i falënderoi.


