BallinaJetëSi ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit

Si ndihmojnë ushtrimet fizike në lënien e duhanit

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Ushtrimet fizike janë të mira për secilin person – por ato ofrojnë edhe bonuse të veçanta për duhanpirësit që përpiqen ta lënë duhanin.

Këtu janë disa nga mënyrat se si ushtrimet fizike ndihmojnë në lënien e duhanit.

Apetit më i vogël. Mund t’ju duket e çuditshme, por reagimi natyral ndaj ushtrimeve modeste të rregullta është një nivel më i zvogëluar i urisë. Sipas studimeve të ndryshme, ushtrimet e zvogëlojnë prodhimin e grelinit, hormon i cili e rritë apetitin, dhe e promovon prodhimin e peptidit YY – i cili e zvogëlon apetitin, transmeton Telegrafi.

Pas stërvitjeve, normalisht, duhet të ushqeheni në mënyrë që ta zëvendësoni energjinë e humbur. Por është e rëndësishme çfarë ushqime zgjedhni!

E kufizon shtimin e peshës. Shumica e njerëzve thonë se pirja e duhanit iu ndihmon ta shmangin shtimin e peshës. Kur heqin dorë nga duhani, ata e gjejnë një lojë tjetër për të ‘luajtur’: ushqimin! Ushtrimet fizike ndihmojnë në mos shtimin e peshës pas lënies së duhanit.

Ushtrimet fizike e menaxhojnë stresin. Shumica e njerëzve pinë duhan si mënyrë për ta larguar ankthin social dhe stresin – por e vërteta është se duhanpirja vetëm sa e fut trupin nën stres. Ushtrimet fizike ndihmojnë në menaxhimin e stresit, dhe janë zëvendësim i përsosur për duhanin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz