back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeJa cilët deputetë deshën të përleshen fizikisht

Ja cilët deputetë deshën të përleshen fizikisht

Të ngjajshme

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij...

Bedri Hamza prezanton për deputet ish-ministrin

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, do të...

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dashur t’i qërojnë hesapet fizikisht mes tyre kur ministrja nga PDK ka akuzuar VV-në se është e ndikuar nga Rusia, raporton Insajderi.

Liburn Aliu deputeti i VV-së ka qenë i pari ai që është ngritur në këmbë për tu fjalosur me Memli Krasniqin nga PDK.

Të dy deputetët i janë vërsulur njëri tjetrit, teksa deputetët e tjerë të të dy partive të tjerë kanë ndërhyrë për ta ndalur një përleshje të mundshme.

Të nervozuar nga kjo situatë janë parë edhe deputetët e tjerë të VV-së Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla të cilët janë parë tejet të nervozuar në këtë situatë. Madje Zyba i është vërsulur Krasniqit të PDK-së

E gjitha kjo kishte filluar kur ministrja Dhurata Hoxha, kishte akuzuar VV-në se është e ndikuar nga Rusia.

Deputetët e VV-së në shenjë proteste kanë penguar fjalimin e Hoxhës teksa disa deputetë janë ngritur në këmbë dhe kanë qenë afër fillimit të një përleshje.

“Zotëri Kurti, me qasjen tuaj dhe me politiken tuaj ose jeni tejet djallëzor ndaj partisë sime ose jeni të instrumentalizuar nga qarqet ruse që duan me çdo kusht destabizilimin e vendit”, ka thënë Hoxha

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz