BallinaDrenica +Drenica SportNga skuadra më simpatike e vjeshtës në Superligë, tani KF Drenica nën...

Nga skuadra më simpatike e vjeshtës në Superligë, tani KF Drenica nën ethet e barazhit

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Drenica sezonin e shkuar kishte arritur të tregonte lojë të bukur dhe kishte marrë rezultate shumë të mira nën drejtimin  Bekim Shotanit.

Por trajneri vushtrrias nuk vazhdoi, ndërsa pas largimit, u fut në një konflikt verbal me klubin, ku nuk munguan as ofendimet e Taulant Dajakut në drejtim të tij.

Dimri ishte i nxehtë në Skenderaj, pasi kryesia u ndërrua, ndërsa trajneri u emërua Sedat Pajaziti.

Dy barazime, dy humbje dhe një fitore, është bilanci i tij në pesë ndeshje sa e drejton Drenicën në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Pesë pikë të tubuara dhe 33 total, dy më pak se sa Vëllaznimi, që për dallim nga ta, po marrin pikë më shumë.

drenica 2

Tashmë rreziku nga gjakovarët është evident dhe java që po vjen, mund t’i zbres në vendin e nëntë (barazh).

Kjo pasi Vëllaznimi luan në shtëpi edhe pse ka kundërshtar Dritën, por që ka treguar se kundër gjilanasve, problem që humbin.

Në anën tjetër Drenica pret Prishtinën, që këtë vit ka arritur ta mposht dhe të barazojë me ta. Prishtina do të kërkojë që të mos lejojë befasi për ta mbajtur edhe pozitën e parë. /Gazeta Olle/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz