BallinaLajmeKosova ndalon automjetin e Qeverisë serbe me video -materiale për ngjarjet e...

Kosova ndalon automjetin e Qeverisë serbe me video -materiale për ngjarjet e Marsit 2004

Të ngjajshme

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Një automjet i organeve të Qeverisë së Serbisë është ndaluar mbrëmë në Jarinje, ndërsa ka pasur CD propaganduese për ngjarjet e marsit 2004.

KALLXO.com merr vesh nga burime të policisë se një automjet i organeve të Qeverisë së Serbisë i tipit “Shkoda” me ngjyrë hiri është ndaluar në Jarinje mbrëmë.

Automjetin e drejtonte personi nga Vushtrria me inicialet M. A., ndërsa në të ndodheshin edhe N. D. Dhe Z. D.

Në bagazhin e automjetit janë zbuluar 222 CD, për të cilët të ndaluarit kanë thënë se përmbajnë filmime nga ngjarjet e marsit 2004.

Prokurori ka urdhëruar konfiskimin e CD-ve dhe marrjen në pyetje të të ndaluarve, të cilët pastaj janë liruar në procedurë të rregullt.

Personave që ishin në makinë u është ndaluar hyrja në Kosovë me arsyetimin se paraqesin rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme.

Në marsin e vitit 2004 shpërthyen trazira në Kosovë gjatë të cilave vdiqën 11 shqiptarë e 8 serbë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz