back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Aida Dërguti të jap dorëheqje ose do të shkarkojmë ne

Haxhiu: Aida Dërguti të jap dorëheqje ose do të shkarkojmë ne

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar Aida Dërgutin se nëse nuk jep dorëheqje nga pozita e saj si nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje do t’i fillojë procedurat për shkarkimin e saj, shkruan Insajderi.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se është e pakuptimtë mbajta e Dërgutit të kësaj pozite teksa nuk përfaqëson Vetëvendosjen.

“Në mbledhje të Kryesisë kërkova që zonja Dërguti ose të jap dorëheqje ose do të shkarkohet nga pozita që mban për shkak se nuk i përfaqëson interesat e Lëvizjes Vetëvendosjes. Për mua mbetet e pakuptimtë të mbetet anëtare e Kryesisë përderisa nuk përfaqëson Vetëvendosjen dhe po të kishte moral në politik do të duhej të jepte dorëheqje nga ky post që e mban me votat e Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu, shkruan Insajderi.

Ajo më tej ka thumbuar Dërgutin duke thënë se ajo ka dhënë dorëheqje nga VV por jo edhe nga benifitet.

“Unë nuk e kam pa asnjë sqarim përse ajo nuk ka dhënë dorëheqje deri më tani. Po na ndodhë përsëri ajo që ka ndodhë më herët personat që po japin dorëheqje nga partitë, po japin dorëheqje vetëm nga partia por jo edhe nga benifitet. Nëse përnjëmend do të kishte moral do të duhet të dorëheqëshin dhe jo t’i mbanin ato poste. Unë kështu do të bëja”, ka thënë Haxhiu./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz