back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeLDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendit pasi të ratifikohet Demarkacioni

LDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendit pasi të ratifikohet Demarkacioni

Të ngjajshme

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila në vazhdimësi po paralajmëron rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, tash ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit menjëherë pasi të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi. Ky qëndrim i tyre erdhi pasi në seancën e sotme, pozita refuzoi t’i votojë rekomandimet e LDK-së dhe VV-së që kanë të bëjnë ndaj vendimit për rritje pagash nga Ramush Haradinaj.

Në fjalën e tij, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi është jofunksional për arsye të pozitës së paqëndrueshme.

Hoti deklaroi sot pas shtyrjes së seancës në të cilën nuk arritën të votoheshin rekomandimet e opozitës lidhur vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës se koalicioni nuk e ka shumicën për te mbivotuar procesin e vendimmarrjes ne Kuvend.

“Si rezultat i kësaj, ata e bojkotuan votimin për te pamundësuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetës parlamentare është pozita e pa qëndrueshme, e jo opozita qe është duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabitës:, tha Hoti.

Ai e bëri të qartë se Kuvendi duhet të shpërbehet sapo të votohet demarkacioni dhe se rrugë tjetër për të vendosur normalitetin në Kuvend dhe në institucione të tjera nuk ka.

Ndërkaq, për shkak të bojkotimit të seancës plenare nga partitë opozitare, seanca do të vazhdojë nesër me të njëjtat pika të rendit të ditës.

Konsensusi për të vazhduar seanca sot nuk është arritur as pas takimit disa minutash mes kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe shefave të Grupeve Parlamentare.

Pas takimit, Veseli tha se në rrethanat e krijuara nuk mund të vazhdojë seanca plenare.
“Në rrethanat në të cilat jemi, vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme me pikat e njëjta”, tha shkurt Veseli./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz