BallinaLajmeAksident i rëndë në këtë magjistrale, ka të vdekur

Aksident i rëndë në këtë magjistrale, ka të vdekur

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Në një aksident trafiku të ndodhur me 08.03.2018 rreth orës 21:30 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore

Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik në afërsi të restorant “Mani”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, B.Ll. (m/sh/k 24 vjeç), i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj – Kaçanik, për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet këmbësorin N.M. (m/sh/k 54 vjeç), me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore.

Policia përmes një komunikate për media tregon se i lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.

Sot më 09.03.2018 rreth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari N.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz