back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt, dekoroj qytetin dhe sheshin "Adem Jashari" (FOTO)

Komuna e Skenderajt, dekoroj qytetin dhe sheshin “Adem Jashari” (FOTO)

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje...

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Familjes Jashari, komuna e Skenderajt ka dekoruar qytetin  dhe sheshet e këtij qyteti, transmeton Drenica Press.

Dekorimet kryesore te komunës së Skenderajt janë bërë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kjo ngjarje dedikohet për të nderuar dhe përkujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Ishte pikërisht Marsi i vitit 1998, ku Serbia bëri sulmin e gjerë të ndërmarrë në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politike e diplomatike. Në të vërtetë kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

/DRENICA PRESS/

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz