BallinaLajmePacolli: Sot kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje

Pacolli: Sot kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke kujtuar komandantin legjendar, Adem Jashari, ka thënë se ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe në atë kohë.

“Sot dhe çdo ditë tjetër e kujtojmë legjendarin e kombit tonë, Adem Jasharin me familje. Ngjarja që tronditi botën dhe dëshmoj për krimet serbe në atë kohë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në 20-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin gjithë popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ditën e hënë, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz