BallinaLajmePublikohet videoja kur vëllai i deputetit Rexhep Selimi rrahu policin brenda Stacionit...

Publikohet videoja kur vëllai i deputetit Rexhep Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor (VIDEO)

Të ngjajshme

KEK investon mbi 40 mijë euro në furnizim me pajisje elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës ka përmbyllur procedurat e prokurimit...

“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet

Komuna e Prishtinës, në vitin 2013, kishte marrë vendim...

Nisin punimet në rrugën rajonale Mushtisht-Delloc

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Pak metra larg stacionit policor, Ramadan Selimi, vëlla i deputetit Rexhep Selimi, kishte ndalur veturën duke e penguar komunikacionin.

Për këtë ai është ndaluar nga një patrullë e policisë. Ramadan Selimi, 58-vjeçar, nuk i kishte përfillur urdhrat e policit me inicialet A. I, të cilin më pas e kishte sulmuar në të dy këmbët, raporton KTV.

Për vëllain ishte interesuar edhe vetë deputeti Selimi, i cili kishte shkuar në stacion policor, por që për dallim nga i vëllai, ky përshëndet policët.

Selimi thotë se ky rast nuk të bëjë me vëllain por me temat që ai vetë i ka diskutuar në Kuvend.

KTV’ja ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë, por ata nuk janë përgjigjur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është informuar për rastin. Ai ka thënë se prokurori i rastit është marrë dy herë me këtë çështje.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që policët sulmohen nga familjarët e udhëheqësve politikë. Me drejtësinë janë përballur edhe djemtë e Adem Grabovcit, të cilët po ashtu kishin sulmuar zyrtarët policorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz