BallinaRegjionaleDrenasVrapimi 100 metra i Ramiz Lladrovcit me "farmerka"!

Vrapimi 100 metra i Ramiz Lladrovcit me “farmerka”!

Të ngjajshme

KEK investon mbi 40 mijë euro në furnizim me pajisje elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës ka përmbyllur procedurat e prokurimit...

“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet

Komuna e Prishtinës, në vitin 2013, kishte marrë vendim...

Nisin punimet në rrugën rajonale Mushtisht-Delloc

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dita e bukur me diell, ka qenë kohë e përshtatshme për të shënuar 20-vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një vrapim prej 100 kilometra.

Ky vrapim i organizuar nga Kosova Trail Running Association bashkoi figura të larta të shtetit. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe personalitete të tjera iu bashkuan këtij organizimi.

Në vrapimin prej 100 metra u bashkua edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ani pse për një gjë të tillë Lladrovci duket se nuk ka qenë i përgatitur. Ai në një foto të publikuar nga Jahjaga shihet në xhinse.

Ky është postimi i Jahjagës:

Në përkrahje të Shtegut të Shpresës, sot morra pjesë në vrapin 100 kilometërsh të organizuar nga Kosova Trail Running Association për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Përgëzime organizatorëve për një iniciativë të tillë e cila pati për qëllim përkujtimin e sakrificave të dëshmorëve të Kosovës të cilët kontribuan për lirinë që ne sot e gëzojmë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz