Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) ka votuar pro VARit që të përdoret në Botërorin e Rusisë, tani fjalën e fundit do ta ketë FIFA.
Sistemi i video asistentëve të gjyqtarit (VAR) mund të përdoret në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, raporton Gazeta Express.
VAR është aplikuar në disa prej ligave evropiane, së fundmi edhe në ndeshjet e FA Cup në Angli.
Bordi i Asociacionit Ndërkombëtar të Futbollit (IFAB) me “vendim unanim” ka votuar pro përdorimit të sistemit VAR në Botërorin në Rusi, gjatë një takimi në Zurich të shtunën.
“VAR-i do të ndihmojë që të ndajë në mënyrën më të mirë drejtësinë”, u tha mes tjerash në takimin në Zurich.
Por, fjalën e fundit do ta ketë FIFA, gjithçka do të vendodet me 16 mars – këtë e bëri të ditur Gianni Infantino.
“Këshilli i FIFA-s, do të takohen me 16 mars në Bogota, Kolumbi, ku do të vendoset përfundimisht për VAR-in”, thotë numri një i FIFA-s, Gianni Infantino. /Gazeta Express/