BallinaSportLajm i keq për Realin (FOTO)

Lajm i keq për Realin (FOTO)

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Një ditë tjetër, një trajnim më pak. Kaloi e premtja dhe asnjë shenjë e Luka Modricit dhe Toni Kroosit në qendrën stërvitore Valdebebas.

Kroati dhe gjermani, titullar në qendër të fushës së Real Madridit, vazhduan me “planet e rimëkëmbjes” në brendësi të objekteve të Valdebebas.

Mungesa e tyre tërhoqi vëmendje të madhe pasi që janë lojtarët kyç dhe mund të mos paraqiten në sfidën ndoshta të vitit kundër Paris Saint-Germain.

Titulli i numrit të sotëm i gazetës MARCA

Fakti është se kaloi edhe një ditë dhe nuk ka përparim të dukshëm nga ana e Lukës dhe Tonit, të cilët nuk kanë stërvitur së bashku me lojtarët e tjerë.

Ka pak mundësi që Zinedine Zidane t’i ketë dy lojtarët në kryeqytetin francez për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Trajneri ka nisur të shikoj për alternativa të tjera sepse qëndron t’i mbetet besnik së politikës së vitit të kaluar për të mos rrezikuar me lojtarët e dëmtuar.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin Parc des Princes dhe pritet të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz