back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKomuna e Prizrenit bënë persekutimin e mësuesve me mbulesë (Dokument)

Komuna e Prizrenit bënë persekutimin e mësuesve me mbulesë (Dokument)

Të ngjajshme

Udhëheqësi i Katarit: Armëpushimi në Gazë është në një moment kritik

Kryeministri i Katarit tha të shtunën se armëpushimi në...

I kërkoi 11.5 milionë euro, qeveria ia ndan vetëm gjysmën e mjeteve KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mëngjesin e 26 nëntorit kishte...

Kurish Hoxhaj , një qytetar i Prizrenit, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prizrenit për shkeljet ligjore, apo siç shprehet ai persekutimit të mësueseve me mbulesë.

Sipas tij, ky drejtorat po bënë padrejtësi në rastin e një mësueseje me mbulesë ku e njëjta është intervistuar pesë herë me radhë dhe vetëm për gjysmë poeni nuk ka arritur të kalojë intervistën sipas komisionit intervistues.

Kurtishi shprehet i habitur se si ndodhë që për gjysmë poeni të mbetet jashtë mësimdhënies mësuesja e mbuluar, prandaj ai nuk  kërkon asgjë më shumë nga Drejtorati i Arsimit  i Komunës së Prizrenit, vetëm formimin e një komisioni për rivlerësim të kandidatëve.

 Ja postimi i plotë i Kurtishit:

Tradita e persekutimit ndaj Mësueseve me mbulesë ende është duke vazhduar nga DKA-ja në Komunën e Prizrenit edhe pse Lideri i VV-së dhe NISMA-s kanë premtuar se kësaj dukurie do ti vijë fundi pas “Çlirimit të Prizrenit”, mirëpo siç po shihet ende nuk kanë arritur ta “Çlirojnë DKA-në”.

Edhe pse janë bërë ankesa në të kaluarën, kurrnjëherë nuk është kthyer ndonjë pergjigje.

Shpresojmë se Drejtori i ri i DKA-së kësaj radhe seriozisht do të mirret me çështjen e ankesave dhe nuk do të lejojë shkelje të ligjeve.

I nderuar z. Drejtor nuk po kërkojmë mëshirë dhe lëmoshë, por duam drejtësi, rrespektim të ligjit dhe vlerësim real pa paragjykime në baza fetare.

Ajo që duam nga ana e juaj është themelimi i një komisioni të pavarur për rivlerësim, pasiqë është hera e 5-të ku intervistohet i njejti kandidat dhe për çudi nuk mund të punësohet për gjysmë poene (absurde kjo apo jo).

Me rrespekt:

Kurtish Hoxhaj

Image may contain: text

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz