back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMerret vendim për vëllain e Rexhep Selimit

Merret vendim për vëllain e Rexhep Selimit

Të ngjajshme

Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji të Pastër

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë...

Lavrov: Nacionalizimi i mundshëm i NIS-it, nën kushte të caktuara

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi është liruar para pak çastesh nga Policia e Kosovës. KTV ka konfirmuar lirimin e Ramadanit i cili ishte arrestuara para rreth 3 orëve nga policia e Kosovës për shkak të, siç, u tha në një sulm ndaj një polici.

Sipas Policisë së Kosovës Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  ka konfirmuar për Express se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Në orët e mbrëmjes për KTV kishte folur edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.

Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz