Votat e deputetëve për guvernator të Bankës Qendrore i presin sot këta katër kandidatë Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi dhe Safet Merovci .
Por jo të gjithë këta kanë eksperiencën e duhur për të udhëhequr institucionin më kredibil dhe më të rëndësishëm financiar në vend.
Në këtë katërshe ka kandidatë që synojnë për herë të parë të kenë pozitë menaxheriale dhe atë direkt si guvernator i Bankës Qendore, ish të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ish deputet të partisë e cila në vazhdimësi ka akuzuar partit tjera politike për politizim të pozitave udhëheqëse ne vend.
Fehmi Mehmeti i cili është edhe pretendenti kryesor ka një kohë të gjatë që është në pozitën e numrit dy të Bankës Qendrore ndërkohë më 11 shtator 2017 është emëruar nga Bordi i BQK-së për Ushtrues Detyre të Guvernatorit deri në zgjedhjen e Guvernatorit të ri. Deri me tash që nga viti 2013 Mehmeti është emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare në BQK.
Në këtë pozitë, Mehmeti është i ngarkuar për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare, të cilat operojnë në vend, apo në veçanti të bankave, institucioneve mikrofinanciare, institucioneve financiare jobankare, kompanive të sigurimit, të fondeve pensionale dhe letrave me vlerë.
Mehmeti ka qenë pjesë menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës pas marrjes me koncesion nga konzorciumi turko-francez, ‘Limak & Airport de Lyon MAS’, në periudhën 2011-2013. Gjatë periudhës 2010-2013, ai ka qenë Drejtor Bordi në Ndërmarrjen Publike ‘Uniteti’ në Mitrovicë. Për gati dy vite ka qenë Menaxher i Kontrollit për tatimpaguesit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Gjithashtu, Mehmeti në periudhën 2010-2013 ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ si ligjërues. Nga nëntori i 2007-së deri në korrik të 2009-së ka qenë këshilltar i TVSH-së për tatimpaguesit pranë ATK-së dhe gati për dy vite ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Vushtrrisë.
Aktualisht Mehmeti është kandidat për PHD pranë ‘State University of Library Studies and Information Technologies’. Ai ka magjistruar për Tregjet Financiare dhe Bankat.
Ndërkohë pretendetja tjetër e cila është pjesë e BQK e nivelit të tretë menaxherial Shkendije Himaj ka provuar edhe me herët që të marr ketë pozicion. Pozicionin më të lartë në BQK e ka pasur në kohën kur guvernator i Bankës Qendrore ishte Hashim Rexhepi me të cilin ishte arrestuar se bashku për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kandidati tjetër për pozitën e guverantorit është profesori i Fakultetit Ekonomik. Pozita e tij më e lartë që ka pasur sipas biografisë së tij të publikuar në faqen e Fakultetit Ekonomik është ajo e zëvendësministërit të Financave gjatë periudhës 1999-2000. Në periudhën 2002-2004, sipas biografisë se publikuar në uebfaqen e Fakultetit Ekonomik, ai ka qenë këshilltar i Kryeministrit. I njejti sipas kësaj biografie nuk ka asnjë ditë pozicion menaxherial ekzekutiv dhe pretendon që pozicionin e parë ta ketë Guvernator të Bankës Qendore.
Kandidati i fundit për pozitën e guveranatorit është ish depueteti i legjislaturës së kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje Besnik Bislimi. I njejti që nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin Amerikan të Kosovës, po ashtu mban pozitën e Udhëheqësit të njësisë për Ekonomiks dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti./GazetaTribuna/