Venger, Zidan, Klop dhe Konte, veç vështirësive sezonale, kanë edhe një tjetër gjë të përbashkët: paguhen më pak sesa Fabio Kanavaro, i cili me 12 milionë euro në vit.

Ai është tekniku më i paguar në Kinë për vitin 2018 dhe i katërti në botë, pas Marçelo Lipit (trajneri i kombëtares së Kinës fiton 20 milionë euro në vit), Guardiolës dhe Murinjos.
I tërhequr nga futbolli në vitin 2011 dhe dy vite më vonë nisi karrierën e trajnerit, ish-mbrojtësi i Napolit dhe Juves, por edhe kapiteni i Italisë, kampione bote në vitin 2006, sot është në përvojën e tij të dytë me Guanzhu Evergranden, të cilën e kishte drejtuar edhe nga nëntori 2014- qershor 2015.

Në vend të dytë të listës së trajnerëve më të paguar në Kinë renditet Manuel Pelegrini (Hebei) dhe Fabio Kapelo (Jiangsu) (secili fiton nga 10 milionë euro në vit).