Pep Guardiola është njeriu i fundit me të cilin Arsene Wenger do të dontë të përballej pas finales në Carabao Cup të dielën.
Manchester City i Guardiolas ”poshtëroi” Arsenalin, duke e mposhtur atë me rezultat 3-0, por dy trajnerët erdhën ballë përballë përsëri këtë mbrëmje në Premier League.
Wenger, duke pritur për Guardiolan jashtë tunelit, pritej që të shtrëngonte duar me homologun e tij para se të ulej në zonën e tij. E dini, gjëra rutinore.
Por në vend të shtrëngimit të duarve, trajneri veteran i Arsenalit shfrytëzoi rasin që të fliste pak me teknikun e Cityt.

Shikoni incidentin në videon e mëposhtme.
Siç mund ta shihni, Wenger qartazi dëshiroi të largonte diçka nga ndërgjegja dhe Guardiola, gjykuar nga reagimi i tij, u duk tejet konfuz.
Fansat e futbollit menjëherë shfrytëzuan rrjetet sociale për të bërë shaka me atë që tha ëenger.
Shpresojmë se gjithçka do të zbardhet dhe do ta kujtojmë se çka i tha ëenger spanjollit. //FutbollFanatik//

