back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKonjufca, Molliqajt: Nuk je demokrat, ke nxjerrë dhunshëm njerëz nga vetura

Konjufca, Molliqajt: Nuk je demokrat, ke nxjerrë dhunshëm njerëz nga vetura

Të ngjajshme

Përparim Rama nesër do ta nderojë Dafina Zeqirin me një mirënjohje të çmuar

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të presë nesër...

Zjarre, vërshime, aksidente: AME-ja me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shënuar një vit...

Si e arsyetoi Gjykata Supreme në Hagë vendimin që Kadri Veseli të mos lirohet me kusht?

Me dhjetëra, mos qindra, kanë qenë kërkesat për lirim...

Aksident në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, lëndohen dy zyrtarë policorë

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës...
- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sot rreth përçarjeve brenda partisë së tij.

- Advertisement -

Ai ka minimizuar pakënaqësitë e kolegut të tij, Dardan Molliqaj, me zhvillimet në parti.

Konjufca ka thënë se Molliqaj nuk mund të flasë për demokraci, teksa ia ka kujtuar atij rastin kur, vite më parë, kishte nxjerrë një qytetar dhunshëm në rrugë nga vetura e tij.

Ai po ashtu ka folur për atë që ai e ka quajtur “projekt” të Molliqajt, i konsideruar si udhëheqës i një grupi kundër Albin Kurtit në parti.

“Molliqaj, para një viti e gjysmë apo dy viteve, ka ardhur deri te një projekt”, ka thënë Konjufca në “Rubikon” të KTV’së.

“Deri te ky projekt ka ndikuar pakënaqësia e tij ndaj VV’së, Albinit”, ka theksuar ai.

Sipas Konjufcës, “projekti (i Molliqajt) është me dalë prej VV’së, për shkak të pakënaqësisë”.

Konjufca ka thënë se Molliqajt “s’po i pëlqejnë idetë, si po funksionon VV’ja”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz