Një banorë i fshatit Tushilë në komunën e Skenderajt, nuk ka arrit sot të dalë në vendin e punës, pasi rruga ishte e pa pastruar.
Kjo rrugë është rreth 2 km dhe bëhet e ditur se asnjëherë nuk është pastruar nga kompanitë kontraktues. Emir i kësaj rruge është “Rrustem Fazliu” dhe këtë rrugë e shfrytëzojnë edhe disa lagje të Kopliqiti të Ultë.
“Të sëmurit sot mund të dalin vetëm me helikopter”, shkruan banori për Drenica Press.
Mësohet se kjo rrugë është e pa asfaltuar, është e trasuar vetëm me zhavor. /Drenica Press/



