BallinaLajmeReforma në arsim, burim i inovacionit dhe ideve inovative që duhet t’i...

Reforma në arsim, burim i inovacionit dhe ideve inovative që duhet t’i mbështes shteti

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, në kuadër të aktiviteteve më qëllim të promovimit të ideve inovative dhe edukimit në shërbim të inovacionit, ka vizituar shkollën private inovative “Hello” në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj ka vizituar ambiente e shkollës dhe laboratorët e saj, ku ka takuar nxënës dhe mësimdhënës, si dhe ka bashkëbiseduar me drejtoreshën  Hysnije Ismaili.

Ministri Beqaj ka uruar për punën stafin e shkollës dhe në veçanti drejtoreshën Ismaili, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi i mirëfilltë i fëmijëve edhe në shërbim të inovacionit.

“Sistemi i reformimit të shkollave është burim i inovacionit dhe ideve inovative të cilat ne pretendojmë që në të ardhmen duhet t’i trajtojë shteti dhe shoqëria në përgjithësi”, tha ministri Besim Beqaj.

Znj. Ismaili e ka njoftuar ministrin Beqaj me formatin e shkollës, aktivitetin e saj në procesin edukativ të fëmijëve, si dhe me proceset inovative që realizohen këtu. Ajo ka thënë së shkolla “Hello” është shkollë e veçantë dhe inovative pasi aplikon edukimin e me plan programe nga MASHT, por me ditar të digjitalizuar dhe me sistem të avancuar digjital të mësimdhënies. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz