BallinaLajmeEdhe Pacolli hyn në lojë që t’i siguroj votat për Demarkacionin

Edhe Pacolli hyn në lojë që t’i siguroj votat për Demarkacionin

Të ngjajshme

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu...

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan...

Real Madridi hap zyrtarisht zgjedhjet, Perez i lë afat kundërshtarëve vetëm nëntë ditë

Real Madridi ka vendosur zyrtarisht të vërë në lëvizje...

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Evropa drejt udhëtimeve më të lehta me tren, BE zbulon planin për biletë të vetme

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për thjeshtimin...

Pak para nisjes së seancës për Demarkacionin, lobimin për votën pro ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje tashmë e ka nisur edhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli.

Ky i fundit ka nisur diskutim me deputet e VV’së, të identifikuar si krahu i Dardan Molliqajt. Bashkë me kryeministrin tek këta deputet të VV’së është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti.

Javën e kaluar, Kuvendi në dy raste provoi por nuk arriti të përmbyllë seancën me votim, ngaqë nuk ishin siguruar 80 votat e domosdoshme për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin.

Gjatë fundjavës, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje, por ajo ende nuk i ka siguruar dy të tretat, apo 80 votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Aktualisht, subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk po e mbështesin ratifikimin e Demarkacionit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz