BallinaLajmeSot, tentativa e tretë për demarkacioni

Sot, tentativa e tretë për demarkacioni

Të ngjajshme

Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën

Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një...

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e jashtëzakonshme në ku pritet të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo do të jetë edhe tentativa e tretë për ta ratifikuar këtë ujdi.

Dy përpjekjet e para për ta kaluar në Kuvend këtë marrëveshje dështuan gjatë javës së shkuar për shkak të mungesës së kompromisit në mes të partive politike për këtë çështje.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë kundër votimit të saj, kurse për t’u ratifikuar demarkacioni nevojiten 80 vota nga 120 sa i ka parlamenti i Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kjo ujdi shkon në Kuvend në ditën kur vendin tonë e vizitojnë krerët e Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kryediplomatja evropiane, Federika Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.

Demarkacioni është kusht që Kosova duhet ta përmbushë në mënyrë që t`i hiqen vizat nga Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz