BallinaLajmeHaradinaj pritet në takim nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar

Haradinaj pritet në takim nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May. 

Kryeministri Haradinaj falënderoi kryeministren May për mbështetjen historike dhënë Kosovës në periudhat më të rëndësishme të rrugës së shtetndërtimit.



“Që nga koha e luftës në vitin 1999 kur Mbretëria e Bashkuar ka qenë e vendosur në përkrahje të të drejtës së Kosovës, është po ajo përkrahje, po ajo gatishmëri. Kam kërkuar vëmendjen e Londrës zyrtare, të kryeministres për çështjet e mbetura të hapura për Kosovën. E kemi përkrahjen e parezervë”, tha kryeministri Haradinaj.

 Më tej, kryeministri Haradinaj tha se në takimin me kryeministren May, është biseduar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, të drejtën e Kosovës në planin ndërkombëtar, por edhe për çështjen e bisedimeve me Serbinë.

Ndërkaq, kryeministrja May ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për vendet e Ballkanit në proceset integruese dhe në krijimin e një stabiliteti ekonomik dhe të sigurisë. 

Në pritjen e kryeministres May për kryeministrin Haradinaj, të pranishëm ishin edhe Boris Johnson, Sekretar i Jashtëm Britanik, Alan Duncan, ministër për Evropë dhe Amerikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Çështje Digjitale, Kulturë Medie dhe Sport dhe Amber Rudd, Sekretare e Shtetit për Punë të Brendshme.

Takimi u realizua në kuadër të pritjes që Kryeministrja May u bëri gjashtë Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në Londër po qëndrojnë në kuadër të Samitit të WB6 organizuar nga BERZH dhe ku Kryeministri Haradinaj prezantoi mbi 30 projekte potenciale për investim që kapin vlerën e rreth 600 milionë eurove.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz