BallinaLajmeVeseli, i sigurt se nesër kalon Demarkacioni

Veseli, i sigurt se nesër kalon Demarkacioni

Të ngjajshme

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbajtur konferencë për media së bashku me shefen e zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, pas një takimi që kishin pasur një ditë para se të mbahet seanca për Demarkacionin.

Kryeparlamentari Veseli është shprehur i sigurt se nesër do të votohet Demarkacioni, duke thënë se është bërë shumë mund deri në arritjen e konsensusit për marrëveshjen e Demarkacionit.

“Ratifikimi do të votohet. Qytetarët kanë nevojë për një lajm të mirë dhe ne do ta sjellim këtë lajm të mirë nesër, jam i sigurt”, ka thënë Veseli.l

Ai ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, që ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt familjes evropiane, ndërsa ka garantuar shefen e BE’së se institucioneve kosovare do të përmbushin të gjitha kushtet që vihen nga Brukseli.

“Kemi bërë shumë për të arritur konsensusin e përbashkët,. S’mund të bëjmë më shumë përveçse të kemi përkrqahjen e juaj, pasi t’i përmbushim kriteret e vendosura”, është shprehur Veseli.

Ai ka kërkuar të gjtha partitë parlametare që nesër të bëhen bashkë dhe të votojnë

“Kush është me e zvogëlu influencën ruse, kush është për Kosovën në Bashkimin Evropian e voton nesër demarkacionin”, ka përfunduar ai. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz