back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeTërnava: Nuk i takon Haradinajt të thotë se asnjë germë si largohet...

Tërnava: Nuk i takon Haradinajt të thotë se asnjë germë si largohet ligjit

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Granit Tërnava nga Fondacioni Konrad Adenauer është shprehur i çuditur me mungesën e konsesusit mes partive politike shqiptare për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të ratifikohet sa më parë pasi nuk ka fakte se Kosova po humb territor.

“E çuditshme ky qëndrim dhe kjo mospajtueshmëri mes partive politike shqiptare.  Kur është nënshkruar aneks-marrëveshja mes presidentëve, mendova që problemi do të ishte sigurimi i 81 votave duke pasur parasysh qëndrimin relativisht kundërshtues të Vetëvendosjes dhe qëndrimit të turbullt të Listës Serbe”.

“Personalisht jam minimalisht i çuditur nga ky qëndrim i Haradinajt, janë krijuar të gjitha kushtet për të dalë nga ngërçi mbi të cilin ai ka ndërtuar kauzë 2 vite e gjysmë të fundit”.

“Marrëveshja parasheh dhe ky është parim i njohur, kur fakte të reja dalin në skenë, marrëveshjet rinegociohen”.

“Marrëveshja në një nga nenet parasheh që palët janë të hapura ta rinegociojnë kurdo që ka fakte të reja”.

“Ideja është që ne duhet ta kalojmë sa më shpejt që është e mundur, para së gjithash për faktin se nuk e kemi të faktuar se po humbim territor”.

Sipas Tërnavës që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të përfundojë sa më parë sepse Kosova duhet të di se ku i ka kufijtë.

“Nuk po flasim për fqinj armiqësor, por po flasim për fqinj që karshi Kosovës ka treguar së paku korrektësi. Marrëveshja mes dy presidentëve është “exit” strategji e jashtëzakonshme për kryeministrin Haradinaj i cili duket se është i  vendosur të mos i pranojë këto mesazhe”.

“Para së gjithash, demarkimi me Malin e Zi duhet të kryhet sepse duhet ta dimë territorin tonë dhe nuk ka fakte të qëndrueshme, të fuqishme se po humbim territor”.

“Demarkimi duhet të kryhet sepse secili shtet duhet ta dijë territorin e vet”.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj në seancën e sotme.

“Haradinaj është kryeministër i vendit dhe është në kompetencën e qeverisë të shtyjë një ligj përpara”.

“Ky ligj ka buruar nga Qeveria, është obligim i tyre që të provojë të shtyjë përpara. Kërkesa për konstruktivitet prej opozitës duhet bërë duke kërkuar kompromis”.

“Haradinajt nuk i takon si kryeminsitër i vendit të thotë se asnjë germë nuk i largohet këtij ligji”.

“Sepse me këtë kauzë ka rënë qeveria praprake, nuk i takon ky qëndrim kryeministrit Haradinaj përballë kësaj situate”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz