BallinaJetëKurioziteteA ju kujtohet shtëpia e famshme në mes të rrugës, ajo nuk...

A ju kujtohet shtëpia e famshme në mes të rrugës, ajo nuk ekziston më

Të ngjajshme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Shtëpia e famshme e njohur si “shtëpia gozhdë” e cila për plot 14 vjet kishte bllokuar komunikacionin në qytetin kinez Shangai, më në fund është demoluar.

Banorët e saj nga viti 2003 e deri më sot me çdo kusht kanë refuzuar ofertat që të zhvendosen, duke këmbëngulur se nuk u janë ofruar mjaftueshëm para për kompensim.

Por, më në fund këto ditë kanë pranuar që të kompensohen me 2.7 milionë juan apo 412 mijë dollarë.

Situata të tilla nuk janë të rralla. Disa pronarë thjesht refuzojnë të shesin shtëpitë e tyre, dhe kështu “ngujohen” në mes të autostradave dhe ndërtesave të larta.

Kjo shtëpi në Shangai kishte bllokuar komunikacionin në rrugën prej katër korsive, ndërsa ishte planifikuar që të shtrohen edhe katër korsi tjera, por ato nuk ishin ndërtuar për shkak të kontestit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-ju-kujtohet-shtepia-e-famshme-ne-mes-te-rruges-ajo-nuk-ekziston-me-502042/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz