back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeGreva në arsim vazhdon nesër, a do të mbahet mësimi në 2...

Greva në arsim vazhdon nesër, a do të mbahet mësimi në 2 orët e para

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet sindikale, ndërsa të martën ka thënë se do të mbahet grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

SBASHK thekson se greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse Universitetet do të jenë në grevë nga ora 10 deri në orën 12.

“Duke e parë se pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të të punësuarve në arsimin e Kosovës, SBASHK-u vazhdon me veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues. Pra, e marta e 20 shkurtit do të gjejë tërë arsimin e Kosovës në grevën dyorëshe”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u thekson se Këshillat greviste, që janë formuar me kohë, në shkolla e njësi akademike do të kujdesen për mirëvajtjen e grevës dyorëshe dhe do t’i mbajnë të informuar këshillat greviste komunale, gjegjësisht këshillin grevist të Universiteteve, kurse këta Këshilla do të jenë në komunikim me Këshillin Qendror grevist që është në selinë e SBASHK-ut.

“Edhe për kundër vlerësimit të gabueshëm të apelit tonë drejtuar prindërve  nga ana e KMDLNJ-së dhe ca individëve, edhe sot u drejtohemi prindërve e nxënësve me apel, jo për t’u bërë pjesë e grevës sonë, por për hir të sigurisë së nxënësve të mos nisen për në shkolla gjatë kohës sa zgjatë greva, por të jenë në institucionet shkollore për të nisur mësimin në orën e tretë sipas orarit. Ju kujtojmë se kur ka grevë nuk ka mësim”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz