back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeJa si e shpërblen Hashim Thaçi njeriun që e quajti lopë! (FOTO)

Ja si e shpërblen Hashim Thaçi njeriun që e quajti lopë! (FOTO)

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Kosovë ku do të qëndrojë disa ditë për dnerë të 10-vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Rama ka ardhur në Prishtinë, ani pse ditë më parë nuk hezitoi t’i quajë “lopë” liderët kosovarë për tentativat e tyre të fundit.

Gjatë orëve të mbrëmjes Rama është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Ky i fundit gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljes presidenciale për Ramën është shprehur se Shqipëria ka qenë një aleat shumë I çmueshëm për Kosovën.

“Zëri juaj ka qenë i fuqishëm për mbështetje të lirisë së Kosovës, në mbështetje të procesit të shtet ndërtimit, të konsolidimit dhe të integrimit të Kosovës sa më të shpejt edhe në NATO edhe në BE”, tha Thaçi gjatë ceremonisë

Kurse, kryeministri Rama tha se ky moment është një nga më emocionues në karrierën e tij politike.

“Ky është pa diskutim një nga momentet më emocionuese për mua është një nder i jashtëzakonshëm dhe shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe falënderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Më vje shumë mirë që ndodhem këtu bashkë me miqtë e mi dhe kolegët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz