BallinaLajmeHaradinaj për marrëveshjen me Malin e Zi: Urime Kosovë!

Haradinaj për marrëveshjen me Malin e Zi: Urime Kosovë!

Të ngjajshme

Dy përballje sot në elitën e basketbollit

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, është shprehur i lumtur që është arritur marrëveshja për rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Online DrenicaPress.

“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.”

“Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tone”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas kryeministrit Haradinaj, me këtë marrëveshje Kosova e përfundon edhe obligimin e fundit për liberalizmin e vizave.

“Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë”, përfundon reagimi i kryeministrit Haradinaj./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz