BallinaRegjionaleMitrovicëKryetari Bahtiri priti në takim përfaqësues të UN-Habitat

Kryetari Bahtiri priti në takim përfaqësues të UN-Habitat

Të ngjajshme

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën...

Haxhiu: Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur...

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, pritën në takim, Gwendoline Mennetrier, përfaqësuese e UN-Habitat, së bashku me bashkëpunëtorë, me të cilën ka biseduar për dy projekte që janë duke u realizuar në Mitrovicë, ai i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe hartimi i hartave zonale.

Në këtë takim znj, Mennetrier ka ftuar kryetarin Bahtiri dhe grupin punues për një vizitë në Toronto të Italisë, ku do të shkëmbehen përvoja lidhur me funksionimin e tregjeve urbane.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, e ka falënderuar zyrtaren e UNHABITAT-it, për përkrahjen e kësaj zyre, në hartimin e PZHK. “Hartimi i PZHK-së, është një punë e madhe, por që frytet e saj do të shihen në të ardhmen”, tha Bahtiri.

Nga ana tjetër, znj, Mennetrier duke lavdëruar PZHK-në, tha se “ Mitrovica ka bërë një punë shumë të mirë me hartimin e planit zhvillimor komunal në përputhshmëri me ligjin për planifikimin hapësinor si dhe për hartimin e hartave komunale zonale”.

Kryetari Bahtiri, e falënderoi UN-Habitatin dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në projektet të cilat i kontribuojnë qytetarëve të Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz