BallinaLajmeZëdhënësi i Strache mohon se shefi i tij ka thënë “Kosova është...

Zëdhënësi i Strache mohon se shefi i tij ka thënë “Kosova është pjesë e Serbisë”

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sot, në medie është raportuar se zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, në një intervistë për gazetën serbe ‘Politiko’, ka thënë se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të ashpra, të spektrit politik në Kosovë, por edhe në Austri.

Por, është zëdhënësi i tij, Martin Glier, i cili më pastaj e ka mohuar, që shefi i tij të ketë “Kosova është Serbi”, shkruan Krone.at, përcjell Telegrafi.

Gurier thotë se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës prej vendeve të para e gjithashtu përkrah perspektivën evropiane të Kosovës e të Serbisë.

“Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, tha ai duke shtuar se “Kosova e pavarur është realitet dhe Austria e ka njohur atë”.

Ai ka theksuar se Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz