BallinaLajmeE dhimbshme: Vritet djaloshi 12 vjeçar nga Klina

E dhimbshme: Vritet djaloshi 12 vjeçar nga Klina

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Gjatë fillimit të ditë së sotme, saktësisht në orën 10:20 një i mitur humbi jetën në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës.

Viktima në fjalë ishte i moshës 12 vjeçare dhe po vijonte mësimet në klasën e pestë. Personi thuhet të jetë qëlluar me armë zjarri nga familjari i tij gjithashtu i moshës së re.

Lidhur me këtë ngjarje, Indeksonline ka kontaktuar prokuroren kujdestare të rastit, Sahide Gashi e cila ka deklaruar se për momentin rasti është duke u cilësuar si vdekje aksidentale.

“Rasti për momentin cilësohet si vdekje aksidentale, pra kanë qenë të ri, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë shkurt Gashi.

Gjithashtu bëhet e ditur se rasti ka të bëjë në mes viktimës 12 vjeç si dhe të miturit tjetër, 13 vjeçar që të dy  me lidhje familjare në mes vete.

“Rasti në fjalë është duke u hetuar”, ka shtuar tutje Gashi.

Gjithashtu gjatë raportimit të ditës së sotme është theksuar se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deçanit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz