Donjetë Gashi nga fshati Vermcë i Malishevës ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje dhe i është bashkuar Nismës për Kosovën.
Në disa fotografi të postuara në ‘Facebook’, ish aktivistja e VV-së është pritur nga anëtarët e Kryesisë se Nismës në Malishevë, Hajdin Berisha dhe Blerim Thaçi.
Në zgjedhjet e fundit, Nisma për Kosovën kishte marrë një numër të madh të votave në Vermicë, përkundër faktit se kandidati i PDK-së për kryetar të komunës vinte nga ky fshat.
Njoftimi i plotë i Nismës:
Donjetë Gashi, nga fshati Vërmice sot ka aderuar në radhet e Nisma Socialdemokrate.
Donjetes mirëseardhje i dëshiroj anetari i kryesisë z.Hajdin Berisha, Blerim Thaqi,
si dhe kryetari i nëndegës së Nismës në Vermicë, z.Isak Kastrati.
Donjetë Gashi, aktivitetin politik deri tani e ka zhvilluar në Vetëvendosje ndërsa nga sot aktivitetin e saj e bartë në Nisma Socialdemokrate.