BallinaLajmeHaradinaj: Krenarë për miqësinë me SHBA-të

Haradinaj: Krenarë për miqësinë me SHBA-të

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washnington, të organizuar me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Në pritje morën pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për siguri kombëtare, Herbert Raymond McMaster, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Laura Cooper, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, përfaqësues të misioneve diplomatike në SHBA dhe bashkatdhetarë.

Kryeministri Haradinaj tha në fjalën e tij se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të dhe kjo e bën më të veçantë lidhjen mes dy popujve. Ai tha se SHBA-të në krye të NATO-s ka shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës.

“Është kjo një miqësi e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj.

Në adresimin e tij, këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H R McMaster, duke i vlerësuar të arriturat e Kosovës në dhjetë vjetorin e pavarësisë, theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik që do të ulë shkallën e papunësisë. Ai tha se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës edhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj.

Kryeministri Haradinaj ka takuar gjatë mbrëmjes një numër të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, me bashkatdhetarët dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe një bisedë të përzemërt me këshilltarin e Presidentit Trump, H R McMaster, dhe me zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Laura Cooper dhe Matthew Palmer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz