back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSali Berisha ia bën “diss” Edi Ramës, për krahasimin me lopë...

Sali Berisha ia bën “diss” Edi Ramës, për krahasimin me lopë të politikanëve kosovarë

Të ngjajshme

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai bëri një krahasim banal për liderët kosovarë.

Veprimet e liderëve politik në Kosovë në raport me shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Rama i ka vlerësuar si ‘lopa kur bën qumështin dhe kthehet shqelmon kovën”.

Në një deklaratë për Indeksonline, Sali Berisha ka thënë se krahasimi i bërë nga Edi Rama për liderët kosovarë është fatkeq e denigrues.

“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për tu përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit” ka thënë Sali Berisha./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz