BallinaLajmeStudentët e Universitetit të Prishtinës "Ta shpëtojmë Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në...

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Ta shpëtojmë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Të ngjajshme

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkrah thirrjen e z. Jusuf Thaqi (nga shoqëria civile) që të shpëtohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ne si Parlament Studentor, shprehim shqetësimin tonë se si Qeveria e Republikës së Kosovës po i mbyll sytë dhe nuk po i ndërmerr hapat e duhur për parandalimin e shkatërrimit të këtyre monumenteve me vlerë të madhe për Kosovën.

Nga përfundimi i luftës u bënë 20 vjet, dhe këto objekte ende janë në mëshirë të kohës. Kjo njëherit shpërfaq edhe paftyrësinë e institucionve tona. Asnjë Qeveri nga paslufta e deri më sot nuk ka bërë aq sa duhët për të ruajtur këtë vlerë kulturore e historike për popullin shqiptar. Deri më tani Kompleksin Memorial “Adem Jashari” e kanë vizituar më shumë se 12 milionë vizitor nga e gjithë Bota.

Ne ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve që nëse Qeveria e Kosovës nuk i ndërmerr hapat e duhur në afat sa më të shkurtër të organizohemi të gjithë dhe t`i bashkohemi thirrjes për të mbledhur shumën e nevojshme të mjeteve financiare për restaurimin dhe konservimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Parlamenti Studentor i Universitetit tw Prishtinws “Hasan Prishtina” 26 janar 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz