BallinaLajmeKonjufca: Në tubimet e yndyrshme, me mish e raki, njeri bëhet trim...

Konjufca: Në tubimet e yndyrshme, me mish e raki, njeri bëhet trim edhe pa qenë hiç

Të ngjajshme

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se e kupton ministrin Dardan Gashi, sepse në vende ku ‘me mish e raki’ njeriu bëhet trim edhe pa qenë hiç.

“Dardan Gashi nuk i ka kqyrë reklamat e KFOR’it dhe ka gju në atë tubimin që e kanë pasë dhe kjo natyrisht se është sjellje e keqe e një zyrtari të lartë të Kosovës. Pushtetarët special çkado që bëjnë nuk vlerëson me standard të njëjta të ligjit me qytetarët e zakonshëm. Dardan Gashin nuk e arsyetoj hiç, por e kuptoj. Në ato tubimet e yndyrshme me mish e raki ku shahirat prejnë e grijnë e shahirat gjujnë allti, bëhet njeri trim edhe pa kanë hiç”, ka thënë Konjufca.

Ai ka hedhur kritika për dënimin e katër deputetëve, pasiqë sipas tij ‘pika qendrore e aktakuzës është interpertimi i armës’.
“Kjo tregon që pushteti fatkeqësisht e ka shtri dorën e tij drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin sipas interesave të veta e jo sipas ligjit”, ka thënë Konjufca/Periskopi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz