BallinaRegjionaleJa kush po thotë: "Lushtaku është njeri i Hashim Thaçit, ndërsa 'Kamishi'...

Ja kush po thotë: “Lushtaku është njeri i Hashim Thaçit, ndërsa ‘Kamishi’ është njeri i Kadri Veselit”!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Shkarkimi i Bekim Haxhiut nga Sami Lushtaku pa paralajmërim në komunën e Skënderajt, ngjallin dyshime se edhe PDK-ja po shkon drejt ndarjes, ashtu si Vetëvendosja së fundmi.

Këtë gjë e konfirmon edhe deputeti i NISMA-s, Milam Zeka, i cili për një prononcim për “Bota sot”, thotë se PDK-ja është moti e përçarë, mirëpo tani po iu dalin në “fushë”, problemet brenda partisë.

“Unë mendoj se PDK-ja do të përçahet, në fakt PDK-ja ka qenë e përçarë, por tash po dalin nëpër “ledinë” përçarjet”- tha Zeka.

Ai thotë se përçarja mes Haxhiut dhe Lushtakut është shumë më serioze se sa që duket, pasi sipas Zekës, “Kamishi” është njeri i Kadri Veselit, ndërsa Lushtaku njeri i Thaçit.

“Përçarja mes “Kamishit” dhe Lushtakut është shumë serioze, d.m.th nuk është përçarje e thjeshtë ashtu siç po duket tani, për arsye se Lushtaku është njeri i Hashim Thaçit, ndërsa “Kamishi” është njeri i Kadri Veselit”,-përfundoi Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz