BallinaLajmeVeli Bytyqi, i arrestuar nga UÇK gjatë luftës, emërohet këshilltar i Presidentit...

Veli Bytyqi, i arrestuar nga UÇK gjatë luftës, emërohet këshilltar i Presidentit Thaçi

Të ngjajshme

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Veli Bytyqi në vitin 1998 ka qenë në një vizitë në Drenicë, së bashku me një delegacion të LDK’së, kur ishin ndalur nga pjesetarët e UÇK’së. Ne kete delegacion ka qene edhe zëvendësministri Gjergj Dedaj. Ky i fundit e kishte akuzuar direkt Presidentin Thaci, si person qe i kishte ndalur.

Përderisa storja nuk është sqaruar asnjëherë, Thaçi dhe Bytyqi do të punojnë në një zyrë 18 vite pas kësaj historie.

Kështu, i arrestuari nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në shtatorin e vitit 1998, Veli Bytyqi, i është bashkuar të hënën ekipit të Presidentit të Kosovës. Anëtari i dikurshëm i LDK-së është emëruar këshilltar politik i Hashim Thaçit.

Bytyqi i është bashkuar ekipit të presidentit Thaçi, pasi kaloi rreth tre muaj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, partinë e kryeministrit aktual Ramush Haradinajt.

“Me thënë të drejtën, unë Presidencën e shoh si institucion jopartiak dhe kam kaluar atje si këshilltar. Kjo ka qenë preferenca e presidentit dhe jam emëruar me vendim të presidentit Thaçi si këshilltar i tij politik”, deklaroi dje Bytyqi për portalin Indeksonline.

Para AAK-së, Veli Bytyqi kishte qenë anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 2001 deri më 2004 ai kishte shërbyer si këshilltar politik në Komunën e Prishtinës që udhëhiqej nga LDK.

Bytyqi kishte kundërshtuar vazhdimisht aktivitetin politik të Hashim Thaçit, për të cilin kishte drejtuar edhe kritika të rënda.

Madje, në shtatorin e vitit 1998 Veli Bytyqi, së bashku me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedajn dhe anëtarët e tjerë të LDK-së Isuf Telaku e Agim Krasniqi, ishin arrestuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Qirez të Skenderajt.

Për këtë veprim të UÇK-së ishte rrëfyer Gjergj Dedaj, i cili deklaronte se “Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij” kishin arrestuar grupin e njerëzve në të cilin ishte edhe Veli Bytyqi, tashmë këshilltar i Presidentit të Kosovës.

“Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Na tha: ‘Jeni të arrestuar’”, pat rrëfyer Dedaj në një intervistë me Rubikon të KTV-së. “Më dukej qesharake, nuk e besoja”.

Në rrëfimin e tij, Dedaj pohonte se grupi i njerëzve të arrestuar nga UÇK-ja ishin maltretuar fizikisht.

Por, 18 vite pas kësaj ngjarjeje, e cila asnjëherë nuk ishte sqaruar, Bytyqi do të punojë krah Hashim Thaçit, njeriut që ka qenë pjesë e asaj ndaljeje.

Edhe Dedajt i është dhuruar për më shumë se një dekadë pozita e zv.ministrit, nëpër ministri të ndryshme.

Nga shumëkush afrimi me ata që e kanë akuzuar Hashim Thaçin shihet si përpjekje e tij për t’i përvetësuar të njëjtët, të cilët mund të jenë edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale.

Vetëm pasi Imer Imeri e kishte akuzuar publikisht Thaçin për vrajsen veprimtarit të LDK’së, Haki Imerin, i pari i vendit e kishte shpallur ish-veprimtarin dëshmor të kombit, duke e bindur Imer Imerin se s’kishte gisht në vrasjen e tij. Prej atëherë, Imeri më nuk e fajëson Thacin për vrasjen e të vëllait.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz