BallinaRegjionaleDrenasJashari e Lladrovci  bashkë në MRKS për fusha futbolli në vlerë 250...

Jashari e Lladrovci  bashkë në MRKS për fusha futbolli në vlerë 250 mijë euro (Foto)

Të ngjajshme

Vetëvendosje garon me numër 116

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116 në...

113 është numri i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin ...

Dogana parandalon kontrabandimin e mishit të dynerit, evitohet rreziku i madh për shëndetin publik

Mbrëmë, rreth orës 18:20, në Pikëkalimin Kufitar Glloboçicë, në...

Xhemaili: Ardian Gjini është modeli i qeverisjes që i duhet Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...

Në kuadër të investimeve kapitale në infrastrukturën fizike sportive në Kosovë, do të ndërtohen 12 fusha ndihmëse për klubet e Superligës në futbollin e Kosovës. Këto investime do të realizohen qytetet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Podujevës, Skenderajt, Drenasit, Gjakovës dhe Vitisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u takua me krerët e komunave, klubet e të cilave zhvillojnë garat e tyre në Superligën e Kosovës në futboll. Në këtë projekt MKRS-ja do të investojë 1,2 milionë euro, nga 100 mijë euro për secilën fushë ndihmëse. Ky investim kapital në tërësi do të ketë vlerën e tre milionë eurove ku FFK-ja do të investojë në secilën fushë ndihmëse nga 120 mijë euro ndërsa komunat përkatëse do të investojnë nga 30 mijë euro në këto fusha. Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë euro.

Për projektet në fjalë do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi tri palësh MKRS-FFK-Komunat, dhe kjo gjë pritet të ndodh në ditët në vijim ku do të përshkruhen edhe detajet e projektit.

Ministri Gashi e vlerësoi shumë të rëndësishëm këtë bashkëinvestim sepse ai do të krijojë hapësira të reja për zhvillimin e ushtrimeve dhe përgatitjen e futbollistëve dhe do të mundësojë ruajtjen e terreneve të stadiumeve. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz