BallinaRegjionaleDrenasLladrovci viziton shkollat e Drenasit, uron nxënësit me fjalën e urtë të...

Lladrovci viziton shkollat e Drenasit, uron nxënësit me fjalën e urtë të Naim Frashërit

Të ngjajshme

Mblidhet qeveria, ky është rendi i ditës

Qeveria në detyrë do të mbajë sot një mbledhje. Sipas...

Kurti shkon në Mitrovicë, viziton kryetarin Faton Peci

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren...

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar disa institucione arsimore ne Komunën e Drenasit me ç’rast edhe ka uruar prindërit, arsimtarët dhe nxënësit për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi i Komunës për arsimin do të jetë i vazhdueshëm dhe prioritet i qeverisjes lokale.

Më poshtë mund të gjeni urimin e kryetarit Lladrovci me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2017-2018:

Të gjithë prindërve, arsimtarëve dhe nxënësve të komunës së Drenasit, ua uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë, me zotimin se përkushtimi dhe angazhimi ynë për arsimin të jetë i vazhdueshëm dhe do të jetë prioritet i qeverisjes tonë lokale.

Ftoj të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe prindërit, të tregojnë vullnet dhe gatishmëri që rezultatet e testit të PISA-s të jenë sa më të mira.

Testi le të jetë dëshmi e punës dhe përkushtimit tuaj por edhe pasqyrë e punës tonë, angazhimit të gjithanshëm e të përbashkët që duhet të dëshmohet nëpërmjet performancës.

Prindër, mësues, arsimtarë, profesorë e nxënës, gëzuar dhe urime në këtë fillim vit, në mësimdhënie dhe mësim zënie! Gëzuar me fjalën e urtë të Naimit:
Vetëm dritë e diturisë, përpara do na shpjerë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz