BallinaLajmeArrin në Prishtinë aeroplani i cili do ta transportojë Isa Mustafën për...

Arrin në Prishtinë aeroplani i cili do ta transportojë Isa Mustafën për në Gjermani

Të ngjajshme

Incidenti në Skenderaj, Nuredin Lushtaku: Kur t’i teket Sami Lushtakut nëse donë e rreh shuplaka gojës Hysni Mehanin

Pas incidentit në Skenderaj ka reaguar ish-deputeti Nuredin Lushtaku. Lushtaku...

Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe Ministri në detyrë...

Kurti i ndan veç 50 mijë euro për renovimin e Xhamisë së Ibrit

Është miratuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës vendimi...

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë zgjidhje

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas përleshjes...

Në pistën e aeroportit të Prishtinës tashmë ka arritur aeroplani privat me të cilin pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit ish-kryeministri dhe njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa

Mustafa do të dërgohet jashtë vendit në mënyrë që të kryejë disa kontrolle shëndetësore dhe të ketë një rehabilitim të nevojshëm.

Lidhur me këtë Express mbrëmë ka raportuar vazhdimisht në çdo detaj për atë se çfarë saktësisht po ndodh me gjendjen shëndetësore të Mustafës për të cilën pas dërgimit në spital, LDK-ja ishin deklaruar se ka të bëjë me një grip sezonal, e që doli të mos jetë e vërtetë.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot në orët e para të ditës do të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Ai është me vetëdije të plotë, ndërsa ekzaminimi jashtë vendit bëhet në pajtim me familjen e tij, për të hequr të gjitha dyshimet. Familja e Mustafës dhe vetë ish-kryeministri Mustafa kanë falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn për gatishmërinë dhe mbështetjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz