back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBanorët e Drenasit në pritje të drejtësisë për vrasësit e familjarëve (Video)

Banorët e Drenasit në pritje të drejtësisë për vrasësit e familjarëve (Video)

Të ngjajshme

“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney nuk kursen Bian

Toney, është rikthyer brenda shtëpisë më të madhe në...

Hoxhaj: Mafia energjetike e VV-së po i bën qytetarët të paguajnë dy herë rrymën

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Këngëtarja rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për...

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e...
- Advertisement -

Krijimi i Gjykatës Speciale nuk pritet të sjellë drejtësi për ata që edhe sot vuajnë pasojat e shkaktuara nga policia, ushtria e paramilitarët serbë.

- Advertisement -

Për qindra familje të tëra të ekzekutuara, e shumë të tjera të zhdukura nga makineria e Millosheviqit, kjo gjykatë nuk do të sjellë drejtësi. Sidoqoftë ata që mbijetuan, ende presin drejtësi.  Sytë i kanë të drejtuar nga shteti i Kosovës.

Hajriz Morina nga fshati Çikatovë e Vjetër  të Drenasit, tash e 18 vjet kërkon drejtësi për babanë e vrarë nga forcat paramilitare serbe në vitin ‘99. Ai thotë se më 17 prill të atij viti, forcat serbe, përveç babanë e tij, ekzekutuan edhe  36 bashkëvendës të tjerë, në mesin e tyre të moshuar, gra e fëmijë.

Nga ajo kohë e deri më sot, përveç deklaratave që kanë dhënë në EULEX e organe të tjera të drejtësisë, asgjë nuk ka lëvizur.

Në këtë fshat ka edhe shumë familje të tjera që kërkojnë drejtësi. Ismet Makolli është një prej tyre. Forcat serbe atij ia vranë babanë dhe pavarësisht denoncimeve, thotë se askush nuk ka ndërmarrë diçka e aq më pak të dënohet dikush.

Drejtësi për të afërmit e vet të vrarë në luftë, kërkon edhe Habib Makolli, të cilit i janë vrarë disa anëtarë të familjes.

Të gjithë këta kanë shpresuar se ndoshta Gjykata Speciale do të merrej edhe me këto krime, andaj edhe më tej shpresojnë se ata që kryen masakrat, të vihen para drejtësisë.

Ata u bëjnë  thirrje autoriteteve të Kosovës të punojnë më shumë që drejtësia të vihet në vend. Aktualisht, në Kosovë konsiderohen edhe rreth 1600 të zhdukur nga lufta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz