BallinaLajmeDetaje të reja rreth vetëvrasjes së lehonës në Gjinekologji

Detaje të reja rreth vetëvrasjes së lehonës në Gjinekologji

Të ngjajshme

Korrupsioni në Kiev: Rrezik për Zelenskyn?

Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet. Organet antikorrupsion...

“Kosova ka nevojë për secilin prej jush”, Musliu-Shoshi thirrje për mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë...

Tre të lënduar në aksidentin në Dobrushë të Istogut, policia jep detaje

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

KQZ miraton fletëvotimin për votimin me postë jashtë Kosovës, kështu do të duket

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Gruaja që i dha fund jetës duke kërcyer nga kati i katërt i klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, është bërë nënë para një muaji ndërsa foshnja e saj pritej që të lirohej ditën e martë nga klinika e Neonatologjisë.

Gazeta Express ka mësuar inicialet e viktimës B.S, ndërsa foshnja e saj gjendet ne Neonatologji. Mësohet se foshnja ka pasur gjendje të rëndë pas lindjes por pas tretmanit mjekësor është pritur që të lirohet ditën e martë nga spitali.

“Fillimisht ka qenë gjendje e rëndë, ka pasur asfiksion perinatal. Por sot është në gjendje stabile dhe është parashiku që të lirohet nga spitali të martën.”, kane thene zyrtare brenda Klnikes se Neonatologjise në QKUK për Gazetën Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori i Emergjenës në QKUK, Basri Lenjani, i cili tha se rreth orës 14:00, kjo femër është sjellur në Emergjencë por pas 30 minutave ka ndërruar jetë.

Gruaja nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji.

“Ju informojmë se Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë  një grua, pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike.

Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji.

Për rastin janë njoftuar organet e hetuesisë dhe policisë të cilat tani po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz