back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeTë dhënat e fundit e Divizionit Sizmologjik të Kosovës rreth tërmetit

Të dhënat e fundit e Divizionit Sizmologjik të Kosovës rreth tërmetit

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Divizioni Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tërmetin e sotëm në Mal të Zi, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në Kosovë. Sipas të dhënve epiqendra ka qenë 24 kilometra në perëndim të Pejës.

- Advertisement -

“Epiqendra e këtij tërmeti ishte 64 km në lindje të Podgoricës, 24 km Perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda) ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave tërmeti që ka goditur Malin e Zi ka pasur magnitude 5.2 sipas shkallës Rihter

Ndërkohë, deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 04/01/2018. Në ora 11:54 sipas kohës lokale, vendi ynë është lëkundur nga një tërmet që ka goditur Malin e zi me magnitude 5.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit, dhe është përcjell me disa tërmete (Pasgoditje) me intensitet më të ulët 2.8-4 shkallë Rihter

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 64 km në lindje të Podgoricës, 24 km Perëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat : 42.62 (latituda) dhe 19.96 (longituda) ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Dukagjinit dhe tërë Kosovës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz