BallinaLajmeKush është biznesmeni që u gjet i vdekur në biznesin e tij

Kush është biznesmeni që u gjet i vdekur në biznesin e tij

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Hysni Myrtollari është gjetur i pajetë këtë të martë pranë pularisë së tij në fshatin Porodinë të Korçës.

Kanë qenë familjarë të viktimës, të cilët të shqetësuar nga humbja e kontakteve me 67-vjeçarin, kanë shkuar te biznesi ku kanë gjetur të pajetë Hysni Myrtollarin dhe kanë lajmëruar policinë. Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është gjetur në një ambient të veçuar të pularisë.

Zyrtarisht, policia njofton se nga të dhënat e para si dhe këqyrja e trupit të të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet e uniformave blu janë se biznesmeni vetëvrarë me armë zjarri, pasi një pistoletë është gjetur në afërsi të trupit të tij.

Ngjarja rrethohet ende nga misteri pasi të afërmit e viktimës mësohet se nuk kanë deklaruar në polici se i ndjeri kishte probleme me depresionin, ndërsa një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz