Qeveria izraelite ka njoftuar mijëra emigrantë afrikanë që të largohen nga vendi ose të përballen me burgun.
Emigrantëve do t’u jepet deri në $ 3,500 për tu larguar brenda 90 ditëve të ardhshme. Ata do të kenë mundësinë të shkojnë në vendin e tyre të origjinës ose në ndonjë vend tjetër. Nëse nuk largohen, autoritetet izraelite kanë kërcënuar se do të fillojnë arrestimin e tyre që nga prilli.
Qeveria izraelite thotë se kthimi i tyre do të jetë human dhe “vullnetar”. Urdhri përjashton fëmijët, të moshuarit, dhe viktimat e skllavërisë dhe të trafikimit njerëzor.
Një zëdhënës i Autoritetit të Popullsisë dhe Imigracionit të Izraelit tha se aktualisht kishte 38,000 klandestinë në Izrael, prej të cilëve vetëm 1,420 janë duke u mbajtur në objektet e paraburgimit. Shumë nga emigrantët, kryesisht nga Eritrea dhe Sudani, thonë se erdhën në Izrael për të kërkuar azil pasi kanë ikur për shkak të persekutimit dhe konflikteve, por autoritetet i konsiderojnë ata si emigrantë ekonomik.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar se një fluks i pakontrolluar i emigrantëve afrikanë mund të kërcënojë karakterin çifut të Izraelit.