back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeBiznesmenë nga Koreja Jugore vizituan Mitrovicën

Biznesmenë nga Koreja Jugore vizituan Mitrovicën

Të ngjajshme

Po shtynte veturën, 18-vjeçari në Fushë-Krujë goditet për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e...

Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë

Plot 51 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në...

Biznesmenët nga Koreja Jugore, Young-Jin. Song, president i Kompanisë Top Eng&Construction Co.LTD dhe presidenti i Kompanisë Essor Solution Co. LTD, James Chung janë pritur të premten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në Komunën e Mitrovicës.

Biznesmenët koreanojugor ishin të shoqëruar nga biznesmeni Sami Bahtiri, djali i kryetarit Bahtiri, kompania e të cilit ka bashkëpunim me kompanitë e biznesmenëve të lartpërmendur.

Fillimisht kryetari Bahtiri falënderoi biznesmenët nga Koreja e Jugut për vizitën që po i bëjnë Mitrovicës dhe për interesimin për të bashkëpunuar dhe investuar këtu dhe në Kosovë.

Në vazhdim kryetari Bahtiri i njoftoj me situatën e përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm për kushtet që ofron Komuna për investitorët e huaj.

Ai ju tha mysafirëve se Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përmendur me këtë rast dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera tatimore.

Biznesmenët Young-Jin. Song dhe James Chung, thanë se janë në Mitrovicë për të parë nga afër kushtet dhe mundësitë që ofrohen për investitorë të huaj.

Ne jemi të interesuar që të identifikojmë fushat dhe nevojat e këtushme me qëllim që pastaj të bashkëpunojmë për realizimin eventual të projekteve interesante që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ata në bisedë me kryetarin Bahtiri folën edhe për mundësinë e hapjes së të ndonjë zyre ndërlidhëse apo bashkëpunimi të përfaqësuesve të bizneseve në të dyja shtetet, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë sa më i suksesshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz